top of page

Kushtet dhe Termat e Përdorimit

Njoftim i rëndësishëm

Informacioni i paraqitur në këtë webfaqe ka karakter informues dhe nuk përbën këshillë ligjore apo mjekësore. Për çdo trajtim, është e nevojshme konsultë direkte me dentistin.

Pranimi i kushteve

Duke përdorur këtë webfaqe, ju pranoni këto Kushte dhe Terma të Përdorimit. Nëse nuk pajtoheni me to, ju lutemi të mos përdorni faqen.

Përdorimi i webfaqes

Kjo webfaqe ofron informacion rreth shërbimeve stomatologjike të ofruara nga Dr. Arbnor Bujupi, përfshirë kirurgjinë orale, implantologjinë dhe estetikën dentare.

Përdoruesit obligohen që:

  • Të përdorin faqen vetëm për qëllime informative dhe të ligjshme

  • Të mos keqpërdorin përmbajtjen ose funksionalitetin e faqes

  • Të mos ndërhyjnë në funksionimin e saj

Informacioni dhe shërbimet

Të gjitha informacionet në këtë webfaqe janë të përgjithshme dhe nuk zëvendësojnë konsultën profesionale.

Çdo trajtim realizohet vetëm pas vlerësimit individual të pacientit dhe konsultimit të drejtpërdrejtë.

Kontaktet dhe terminet

Kjo webfaqe nuk ofron rezervim online. Çdo kontakt i bërë përmes formës apo kanaleve të komunikimit shërben vetëm si kërkesë për informacion ose caktim termini.

Caktimi i terminit bëhet vetëm pas konfirmimit të drejtpërdrejtë.

Pagesat

Pagesat për shërbimet realizohen në ordinancë. Nuk ofrohen pagesa online përmes kësaj webfaqeje.

Ndryshimet në përmbajtje

Dr. Arbnor Bujupi rezervon të drejtën të ndryshojë ose përditësojë përmbajtjen dhe shërbimet e përshkruara në këtë webfaqe në çdo kohë, pa njoftim paraprak.

Pronësia intelektuale

E gjithë përmbajtja e kësaj webfaqeje, përfshirë tekstet, imazhet dhe dizajnin, është pronë e Dr. Arbnor Bujupi dhe nuk lejohet të kopjohet apo përdoret pa leje.

Kufizimi i përgjegjësisë

Edhe pse bëhen përpjekje që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar, nuk garantohet që është gjithmonë i plotë apo pa gabime.

Përdorimi i kësaj webfaqeje bëhet në përgjegjësinë e vetë përdoruesit.

Ndryshimi i kushteve

Këto Kushte dhe Terma mund të përditësohen në çdo kohë. Përdoruesit inkurajohen t’i rishikojnë periodikisht.


Përditsuar: 28/04/2026

bottom of page